LSDM: Po angazhohemi kundër ndotjes së ajrit

LSDM ka vënë në pah aktivitetet kundër ndotjes së ajrit si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Partia njofton se Qyteti i Shkupit vetëm se ka përfunduar një pjesë të madhe të këtij projekti siç janë incizimet gjeodezike për hapësirat e gjelbëruara. Nga atje gjithashtu sqarojnë se është përpunuar edhe aplikacioni GIS për kontroll dhe menaxhim me hapësirat e gjelbëruara. Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga ato, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet kompetente vazhdojnë të punojnë për sigurimin e mjedisit të sigurt dhe cilësor për të gjithë qytetarët.