LSDM: Paratë dhe tenderi 136 milionë euro është shkaku i sherrit të Mickoskit me Arsovskën

LSDM: Paratë dhe tenderi 136 milionë euro është shkaku i sherrit të Mickoskit me Arsovskën

Pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, përtaci dhe krim, kulmoi zënka mes Hristijan Mickoskit dhe Danella Arsovskës.

Paratë dhe tenderi 136 milionë euro arsyeja e sherrit të Mickoskit me Arsovskën, pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, mos kryerja e punëve dhe krim, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se tenderi prej 136 milionë eurosh është shkaku i sherrit mes stafit të Mickoskit.

“Tani Mickoski duhet t’u tregojë qytetarëve, cili është roli i tij në tenderin prej 136 milionë eurosh për stacionin e pastrimit të ujit? Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së u shfaq në Shkup dhe në komunat e kryeqytetit.