LSDM: Mickoski si Gruevski, po ndërhyn në punën e të gjithë kryetarëve të komunave

LSDM: Mickoski si Gruevski, po ndërhyn në punën e të gjithë kryetarëve të komunave

Në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë. Shihet se Hristijan Mickoski po vazhdon praktikën e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski, të ndërhyjë në punën e të gjithë kryetarëve të komunave, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia në pushtet shtojnë se është e qartë se edhe Mickoski ka interesa të caktuara, prandaj edhe sherri me Danela Arsovskën ka qenë për “para të lira”. Mickoski dhe Arsovska kërkuan falje para gjithë opinionit për paratë nga tenderi me vlerë 136 milionë euro para të popullit.

“Në vend të projekteve, propozimeve dhe zgjidhjeve qytetarët panë vetëm partizim të institucioneve, mospunë dhe grindje për para. Qytetarët e Shkupit nuk e meritojnë këtë”, thuhet në njoftim. /SHENJA/