` . LSDM: Mickoski kërkoi nga Çulev që të fsheh krimin e tij - TV-SHENJA

LSDM: Mickoski kërkoi nga Çulev që të fsheh krimin e tij

Mickoski me vetëdije i shkel ndalesat, e keqpërdor policinë dhe punon në dëm të qytetarëve.

Sjellja skandaloze dhe e papërgjegjshme e Hristijan Mickoskit e pasqyron matricën e VMRO-DPMNE-së,  ku asgjë nuk ka ndryshuar dhe ideologjia e vetme është të punohet për interes personal dhe të dëmtohen qytetarët.

Hristijan Mickoski, jo vetëm që është fshehur nga inspektorët në kafenetë e Shkupit,  por edhe ka kërkuar struktura  të ministrit teknik në MPB, Naqe Çulev t’i ndihmojnë për ta fshehur veprën.

Pas kërkesës së Mickoskit dhe urdhërit të Çulev, policët kanë ardhur  deri në restoran në përpjekje për ta shpëtuar Mickoskin nga përgjegjësia.

Së bashku me pronarin  kanë gënjyer se kamera e sigurisë  në të cilën është regjistruar  prania e Mickosit është vjedhur,  por gjatë bastisjes incizimi është gjetur.

Hristijan Mickoski gënjen kur thotë se  nuk i ka ditur protokollet dhe për atë e ka shkelur ndalesën.

Mickoski në vend se të aktrojë si i pafajshëm, duhet t’i përgjigjet opinionit  nëse në tavolinë të njëjtë me të ka qenë edhe Alen Zekirov, i njohur si ish  anëtar i sigurimit të Sasho Mijallkov.

A është ulur bashkë me të edhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri publike dhe kundërzbulim?

Çka kanë biseduar  dhe prej kujt janë fshehur  në mes të Shkupit?

Në vend se të gjithë të punojmë për të ardhme më të mirë , vendi ynë ka lider të opozitës, për të cilin kafenetë  janë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve,  i cili kërkon që institucionet të punojnë  për interesin e tij personal dhe partiak.

Për sjelljen e tillë të Mickoskit, përgjegjësi duhet të ketë, ndërsa qytetarët do t’i vlerësojnë  dhe gjykojnë veprimet e tij të turpshme në kohën kur të gjitha kapacitetet janë drejtuar në luftë kundër koronavirusit.

Me respekt,

LSDM