LSDM: Fillon procesi i skriningut, një hap i ri në rrugën drejt BE-së

LSDM: Fillon procesi i skriningut, një hap i ri në rrugën drejt BE-së

Fillon procesi i skriningut për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si hap i ri në rrugën e shtetit drejt BE-së, i cili pason pas hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Integrimi evropian është synim strategjik i shtetit dhe qytetarëve. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë të përfshihen maksimalisht dhe të ketë një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit.

Negociatat dhe i gjithë procesi i negociatave për anëtarësim në Union është një projekt shtetëror dhe kombëtar, i cili do ta transformojë vendin për Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i filloi në korrik të këtij viti negociatat me BE-në, për të cilat shteti ka pritur 17 vjet.

Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në interes të shtetit dhe qytetarëve. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane”, thuhet në njoftim.