LSDM e dënon dhunën e djeshme para Kuvendit

LSDM e dënon dhunën e djeshme para Kuvendit

E dënojmë ashpër dhunën e djeshme në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe partneri i tyre, partia proruse E Majta.

Siç kumtoi Ministria e punëve të brendshme në dhunën e djeshme janë lënduar 47 policë, ndërkaq është shkaktuar edhe dëm ndaj objekteve të Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Opinioni mbrëmë pa se si dhunues me kapuçë sulmuan policë, gjuajtën materie të lëngshme djegëse, gjuanin me gurë pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut dhe tentuan të hyjnë me dhunë në Kuvend.

Skena të ngjashme ndodhën edhe të enjten e përgjakshme të 27 prillit 2017 dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ajo.

Pas sulmeve të djeshme duhet të pasojë përgjegjësia nga kryesit, por edhe nga organizuesit dhe nxitësit e dhunës.

Protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë, por dhuna është vepër penale dhe përgjegjësi për këtë duhet të mbajnë të gjithë të involvuarit.

LSDM, institucionet, së bashku me qytetarët, nuk do të lejojë sjellje të dhunshme dhe skenarët e VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës ta rrezikojnë stabilitetin e shtetit.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin