LSDM: Arsovska nuk ka parashikuar asnjë denarë për përballje me krizën energjetike

LSDM: Arsovska nuk ka parashikuar asnjë denarë për përballje me krizën energjetike

Danella Arsovska çdo ditë tregon injorancë elementare të ingerencave të kryetares së komunës dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ajo nuk ka paraparë asnjë denarë për Buxhetin e vitit 2022 për ballafaqim me krizën energjetike dhe për ngrohjen e Shkupit, ndërsa përgjigja e saj se nuk mund ta kthejë kohën pas është nënvlerësim i ashpër ndaj qytetarëve të Shkupit.
Pa turp dhe perde e zvogëloi për tre herë buxhetin për mjedisin jetësor, disa herë e uli buxhetin për subvencionimin e blerjes së inverterëve dhe tani Arsovska po ikën nga sfidat e krijuara nga kriza energjetike.

Për çdo gjë që është në interes të qytetarëve, Arsovska e përjashton veten dhe thotë se nuk është kompetente. Ky është qëndrim i pandershëm dhe i papërgjegjshëm ndaj qytetit dhe qytetarëve të tij.

Është e qartë se Arsovska nuk është e aftë dhe nuk mund t’i zgjidhë problemet e banorëve të Shkupit, prandaj vazhdimisht kërkon arsyetime për paaftësinë e saj.

Komunikatë nga LSDM