LPFMV, Bregallnica fiton Akademia Pandevin

LPFMV, Bregallnica fiton Akademia Pandevin

Bregallnica ka fituar me rezultat 1:0 Akademia Pandevin në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Goli Darko Dodevit në minutën e 62-të vendosi këtë ndeshje dhe që i dha fitoren Bregallnicës. Ndërkohë nesër do të zhvillohen katër ndeshje tjera të kësaj xhiroje. Kampionët në fuqi, Shkupi do të presin Tikveshin në Çair, Shkëndija do të jetë mysafire e Skopjes, përderisa Struga Trim Lum do të zhvillojë transfertën me Pobedën. Të mërkurën gjithashtu do të luhet edhe takimi Rabotniçki – Sileksi, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi këtë xhiro është e lirë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 14:00.