Liverpool-Real Madrid: Formacioni i kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave para finales së Ligës së Kampionëve

Liverpool-Real Madrid: Formacioni i kombinuar me lojtarët e të dyja skuadrave para finales së Ligës së Kampionëve

Liverpooli dhe Real Madridi do të tentojnë që sonte të triumfojnë në finalen e Ligës së Kampionëve, por vetëm njëra do mundet.

Chelsea është aktualisht kampion në fuqi, por që nga data 29 maj, Evropa do të ketë një kampion të ri.

SportsMail ka krijuar një formacion me lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave, derisa aty më shumë dominojnë ata të The Reds.

Mediumi i njohur anglez ka përfshirë gjashtë lojtarë të Liverpoolit, derisa pesë janë të Real Madridit.

Në portë është Thibaut Courtois i Los Blancos, ndërsa para tij janë të vendosur Trent Alexander Arnold, Virgil van Dijk dhe Andy Robertson të Liverpoolit, ndërsa vetëm David Alaba është i madrilenëve.

Në mesfushë është e kundërta, pasi aty janë Luka Modric dhe Casemiro, e përkrah tyre është i vendosur Thiago Alcaantara.

Sulmi dominohet nga lojtarët e Liverpoolit, pasi në krah gjenden Sadio Mane e Mohamed Salah, ndërsa Karim Benzema në qendër të sulmit. /Telegrafi/