Lirohet rryma për amvisëritë në bllokun e parë dhe të dytë, si dhe për konsumatorët e vegjël

Lirohet rryma për amvisëritë në bllokun e parë dhe të dytë, si dhe për konsumatorët e vegjël

Rryma për amvisëritë në bllokun e parë dhe të dytë nga 1 janari do të ulet, ndërsa rritet në bllokun e tretë dhe të katërt. Ulje ka edhe të çmimit për konsumatorët e vegjël, njoftoi sot në konferencë për media kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Çmimi i energjisë elektrike te amvisëritë për bllokun e parë ulet për 4,11 për qind, për bllokun e dytë për 2,95 për qind, në bllokun e tretë korrigjohet dhe rritet për 0,85 për qind, ndërsa për të katërtin rritet për 7,65 për qind.

Në çmimin e ri të rrymës nga 1 janari është llogaritur edhe rritja e TVSH-së prej 5 deri 10 për qind.

“Që të mos ndjehet efekti nga rritja e TVSH-së, i ulëm çmimet në bllokun e parë dhe të dytë”, tha Bislimovski, duke informuar se pjesërisht janë pranuar kërkesat e kompanive energjetike, si dhe se ka faktorë të korrigjimit të cilat i kanë zbatuar në vendimin.

Siç informoi, çmimi i përgjithshëm për energji elektrike i konsumatorëve të vegjël nga 1 janari ulet për 20,15 për qind. Ai çmim do të zbatohet për 70.000 kompani në shtet të cilat gjatë periudhës së kaluar përballeshin me shpenzime të rritura. Ato janë kompani të vogla dhe mikro, dyqane të vogla floktarie, parukeri, kafene të vogla”, tha Bislimovski.

Sipas tij, 99,2 për qind e amvisërive në shtet do të kenë çmime të ulura të energjisë elektrike.

“Nëse vazhdojnë amvisëritë që të kursejnë, një përqindje shumë e vogël do të kenë shpenzime të rritura për energjinë elektrike. Ato janë masa konkrete të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët që të përmirësohet standardi i tyre jetësor”, tha Bislimovski.

Ai njoftoi se me këto vendime, çmimi i përçimit të energjisë elektrike ulet për 8,66 për qind, ndërsa për shpërndarje për 19,54 për qind. Kjo, theksoi, është ndihmë shtesë edhe për kompanitë të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike sepse shpenzimet e tyre për rrjete, që përfshin edhe përçimin dhe shpërndarjen ulen gati për 20 për qind.

“Ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme, në periudhën e kaluar ka pasur reagime se shpenzimet tarifave të rrjetit janë më të larta se shpenzimi për energjinë. Tani kjo do të ndryshojë sepse shpenzimi i shpërndarjes së energjisë elektrike për kategorinë ku janë kyçur amvisëritë, pra LV2, zvogëlohet për 20,6 për qind”, tha Bislimoski.

Në prag të vendimit të sotëm të KRRE-së, SHA MEPSO kërkoi rritje të çmimit të përçimit të energjisë elektrike për 29,75 për qind, “EVN Elektrodistribucioni” kërkoi uljen e shërbimit për shpërndarje të energjisë elektrike për 2,8 për qind, ndërsa furnizuesi universal “EVN Houm” kërkoi rritje për pesë për qind të çmimit për furnizim me energji elektrike