` . Lirohet çmimi i derivateve të naftës - TV SHENJA

Lirohet çmimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka sjellë vendim për lirimin e çmimit të derivateve të naftës pas mesnate. Benzinat do të lirohen për 1,00 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1,5 denarë.
Sipas këtij vendimi, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58,50 denarë, ndërsa ni litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 60,50 denarë.
Me vendimin e ri një litër EURODIZEL do të kushtojë 49,00 denarë.
Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri lirohet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 49,00 denarë për litër. /SHENJA/