Limani: Funksionarët e BDI-së i kanë bërë presion mbështetësve të mi

Limani: Funksionarët e BDI-së i kanë bërë presion mbështetësve të mi

Kandidati i pavaruar për komunën e Kërçovës Fatmir Limani, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se BDI-ja i ka bërë presion mbështetësve të tij.

“Shqetësime të elektorati ka patur. Nuk i kam bërë publike. Telefonata, presione, pse ke dalë atje, pse ke marrë pjesë në tubimin e Fatmir Limani, pse ia bën like, pse ia pëlqen postimet, pse ke bërë komente e kështu me radhë. Janë funksionarë, anëtarë me funksion të subjektit të BDI-së, me të cilët nuk jam marrë deri më tani, ngase ndjej që në të ardhmen do të pendohen rëndë sepse e njejta mund t’u ngjajë edhe më fëmijet e tyre kur të rriten ato. Do të thotë u fikin lirinë, u fikin shpresën, për një të ardhme të lirë gjeneratave që vijnë dhe tek gjeneratat që vijnë janë fëmijët e tyre”, tha Limani.

Limani më tej ka thënë se funksionarët e BDI-së e bëjnë këtë gjë pasi e kanë humbur besimin te një pjesë e konsiderueshme e elektoratit. /SHENJA/