Ligji për gjuhët shpallet në Gazetën Zyrtare

Ligji për gjuhët shpallet në Gazetën Zyrtare

Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u nënshkrua sonte nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, para pak çastesh u publikua edhe në Gazetën zyrtare. Kështu ligji në fjalë menjëherë ka hyrë në fuqi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është shpallur në Gazetën zyrtare vetëm me firmën e kryetarit të Kuvendit, pasi që nga 11 janari i vitit 2018 kur i njejti u miratua me 69 vota “për”, presidenti i vendit Gjorgje Ivanov refuzoi ta nënshkruaj me arsyetimin se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në Kuvend. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, presidenti Ivanov ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.