Ligji për Antikorrupsion me procedurë të shpejtë në Kuvend (Video)

Ligji për Antikorrupsion me procedurë të shpejtë në Kuvend (Video)

Me 84 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e ligjit për antikorrupsion dhe konflikt të interesave me procedurë të shkurtuar. Menjëherë pas kësaj kryeparlamentari Talat Xhaferi i obligoi komisionet amë, atë për çështje evropiane dhe komisionin legjislativ që të diskutojnë për propozim ligjin.

Ky ligj sipas Ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska ka për qëllim zgjedhjen e komisionit të ri shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe i njejti sipas saj, ka marrë mendim pozitiv nga ekspertët e Komisionit Evropian ku paraprakisht ka qenë në shqyrtim. Deskoska thotë se parti të caktuara politike po mundohen që ta pengojnë sjelljen e këtij ligji, pasi sipas saj, ata kanë frikë lidhur me financimin e partive politike dhe kontrollin e partive politike.

RENATA DESKOSKA, MINISTRE E DREJTËSISË
“Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për ligj në të cilin janë implementuar standardet evropiane dhe propozimet evropiane, unë jam e vetëdijshme se individë dhe grupe të partive politike të caktuara, ndoshta kanë frikë të caktuar nga vendime të caktuara që janë pjesë e ligjit, në pajtueshmëri me amenamentet që i kemi parë në periudhën e kaluar, veçanërisht problem dilte rreth finansimit të partive politike dhe kontrolla e partive politike….. Pjesa që ka të bëjë me financimin e partive politike është pjesë që Qeveria vlerëson se duhet të jetë pjesë e kompetencave të Komisionit për Parandalimin e korrupsionit dhe gjithësesi kompetencat e zgjeruara që janë paraparë me këtë ligj”

Ndërkaq, deputeti i opozitës, Nikolla Miceski thotë se askush nuk ështëkundër sjelljes së këtij ligji dhe nuk dëshiron që ta bllokojë seancën, por sipas tij, me dorëzimin e amendamendeve VMRO-DPMNE dëshiron përmirësimin e tekstit të ligjit. Opozita akuzon se Kuvendi është bërë institucion privat i shumicës parlamentare, pasi siç tha ai, çdo ditë shkelet rregullorja, ligjet dhe procedurat e Kuvendit, vetëm që të plotësohen interesat dhe dëshirat partiake të pushtetit.

NIKOLLA MICESKI, VMRO-DPMNE
“Sot në rend dite kemi një ligj të rëndësishëm reformator, qëështë paraqitur për të tretën herë në Kuvend. Për dy javë 3 herë e dorëzoni dhe e tërhiqni këtë ligj, më vjen keq që ajo për të cilën në mënyrë deklarative pajtohemi të gjithë në praktikë nuk funksionon. Zgjedhim trupa rregullativë, përpiqemi për reforma dhe përsëri dëshirat e ngushta partiake dhe politika janë parimi i parë. Kemi dorëzuar amendamente kualitative për përmirësimin e tekstit të ligjit, është folur mes deputetëve, vijmë në situatë kur Qeveria kërkoni që dikënd ta detektoni si parti që dëshiron ta bllokojë reformën, nuk duam ta bllokojmë reformën, reagojmë për mënyrën e sjelljes së këtyre ligjeve, të vendosjes së flamurit evropian në ligj që paraprakisht ishte në procedurë të rregullt.”

VMRO-DPMNE ka dorëzuar 37 amendamente ndaj këtij ligji, nga ku mes tjerash për dallim nga propozimi i Qeverisë që komisioni për parandalimin e korrupsionit të ketë 7 anëtarë, VMRO kërkon që ky komision të ketë vetëmpesë. Ajnur Bafqari /SHENJA/