Ligji anti-korrupsion kthehet në Kuvend me “flamur evropian” (Video)

Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit është kthyer në Kuvend me flamur evropian. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, sqaroi sot se një vendim i tillë është sjellur nga ana e Qeverisë, në mënyrë që ligji të sillet me procedure të përshpejtuar dhe para zgjedhjeve presidenciale. I pyetur nëse ligji do të sillet pa pajtimin e opozitës, ai u përgjigj se shpreson që opozita të merr pjesë në procedurën e sjellës së tij.

MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS E QEVERISË
“Ligji është kthyer në Kuvend me flamur evropian për arsye se tash më është dhënë mendim pozitiv nga Bashkimi Evropian për propozim ligjin për parandalim. Ajo është arsyeja themelore se pse ligji shkon me flamur evropian dhe do të hyjë në procedurë parlamentare. Shpresoj se opozita do të merr pjesë në miratimin e tij”.

Ndërkohë, deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka akuzuar sot VMRO – DPMNE për  bllokimin e ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit me të cilin parashihet edhe zgjedhja e përbërjes së Komisionit për Parandalim të Korrupsionit.

ALEKSANDAR KIRACOVSKI, LSDM
“Opozitarja VMRO-DPMNE vetë e bllokuar në krime dhe skandale, është duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së re të Antikorrupsionit. VMRO-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me propozime të palogjikshme është duke i bllokuar edhe pranimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve. Dallimi është se ato janë për korrupsion, kurse ne jemi kundër. VMRO-ja është për deklarim të rremë të korrupsionit, kurse ne jemi për deklarim thelbësor. Ne i morëm parasysh rekomandimet e KE-së, prandaj ligji do të shkojë me flamur evropian”.

Nga VMRO DPMNE janë përgjigjur se vendi 10 muaj nuk ka komision për antikorrupsion dhe se nën presion të VMRO-së dhe opinionit, Qeveria u kujtua se duhet të zgjidh komision për antikorrupsion.

VMRO
“Republika e Maqedonisë noton në korrupsion. Qeveria e Zoran Zaevit me punën e saj kriminogjene dhe pazare korruptive ka sjellur që shteti të gjindet në fundin e listët së Transparensi për korrupsion, në vendin e 107. Qeveria nuk di si të fshehë krimet e saj duke harruar se janë në pushtet, përsëri e akuzojnë VMRO – DPMNE-në”.

Nga kjo parti kanë shtuar se VMRO mbetet në qëndrimin e saj principiel për formimin e komisionit efektiv për antikorrupsion i cili do të luftojë kundër tendencave kriminele të pushtetit. Teuta Buçi /SHENJA/