Liga e Kombeve: Gjermania “shkatërron” Italinë, triumfojnë edhe Hungaria, Holanda e Belgjika

Liga e Kombeve: Gjermania “shkatërron” Italinë, triumfojnë edhe Hungaria, Holanda e Belgjika

Mbrëmjen e kësaj të marte janë luajtur ndeshjet e fundit të Nations League të planifikuara për në qershor, për t’u rikthyer më pas në shtator.

Ndër ndeshjet më interesante ishin ato të grupit 3 dhe 4 të League A, me Hungarinë dhe Holandën që kanë marrë kryesimet e grupeve përkatëse.

Hungaria ka fituar në transfertë me rezultatin 0-4 ndaj Anglisë, me golat që u realizuan në minutën e 16’ dhe 70’ nga Sallai, në minutën e 80 nga Nagy dhe në minutën e 89’ Gazdag. Me hungarezët që pas këtij takimi marri kryesimin e grupit 3 me 7 pikë, ndërsa Anglia renditet e fundit me 2 pikë.

Gjermania “shkatërroi” Italinë me rezultatin 5-2, me golat që për vendasit i realizuan në minutën e 10’ Kimmich, 45+4’ Gundogan me penallti, 51’ Muller, 68’ dhe 69’ Werner, ndërsa për italianët rruga drejt rrjetës u gjet në minutën e 78’ nga Gnonto dhe Baston në minutën e 90+4′. Pas kësaj ndeshje Gjermani renditet në vendin e dytë të grupit 3, me 6 pikë, teksa Italia mban vendin e tretë me një pikë më pak.

Holanda ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Uellsit, duke marrë kështu kryesimin e grupit 4 të League A. Golat për “tulipanët” u realizuan në minutën e 17’ nga Lang, në të 23’ nga Gakpo dhe në minutën e 90+4 nga Depay, teksa për uellsianët shënuan Johnson në minutën e 26’ dhe Bale në minutën 90-2’, penallti. Kështu Holanda kryeson grupin me 10 pikë, teksa Uellsi renditet i fundit me 1 pikë.

Ndërsa Polonia është mundur në shtëpi nga Belgjika, me rezultatin që u vulosi nga goli i Batshuayi në minutën e 16’, i cili u dhuroi fitoren belgëve. Pas këtij takimi Belgjika renditet në vend të dytë të grupit 4 të League A me 7 pikë, teksa Polonia renditet në vend të 3-të me 4 pikë