Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante

Gara më prestigjioze evropiane, e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve, do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e dytë të fazës së grupeve të këtij edicioni.

Dita e sotme do të hapet me dy ndeshje nga ora 18:45, ku më interesantja do të jetë ajo mes kampionit italian, AC Milan dhe skuadrës së Dinamo Zagrebit.

Ndërkaq, shtatë ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Manchester Cityt e Borussia Dortmundit.

Po ashtu, krahas Cityt e Dortmundit ndeshje do të zhvillojnë edhe Chelsea e Real Madridi, ku “Blutë e Londrës” presin në shtëpi RB Salzburgun, kurse Reali synon fitore si vendas kundër RB Leipzigut.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 AC Milan – Dinamo Zagreb

18:45 Shakhtar Donetsk – Celtic

21:00 Chelsea – RB Salzburg

21:00 FC Copenhagen – Sevilla

21:00 Juventus – Benfica

21:00 Maccabi Haifa – Paris Saint-Germain

21:00 Manchester City – Borussia Dortmund

21:00 Rangers – Napoli

21:00 Real Madrid – RB Leipzig