Lideri i Koresë së Veriut vizitë në Kinë
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka arritur në kryeqytetin e Kinës, Pekin, për një vizitë katërditore, transmeton AA.
Sipas lajmit në agjencinë e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, Kim dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju, mëngjesin e sotëm me tren të veçantë kanë arritur në stacionin hekurudhor të Pekinit me siguri të lartë.
Në delegacionin Kim është shoqëruar nga Zëvendëskryetari i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, përgjegjës për vazhdimin e negociatave për çështjet bërthamore me SHBA-të, Kim Yong-çol, ministri i Jashtëm, Ri Yong-ho dhe ai i Mbrojtjes, No Kwang-çol.
Ndërkohë agjencia zyrtare e lajmeve të Kinës, Xinhua, konfirmoi se Kim dhe delegacioni i tij gjenden në Kinë.
Lideri i Koresë së Veriut gjatë vizitës 4 ditore do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Në takim pritet që të trajtohen çështjet si bisedimet e paqes mes Koresë së Veriut dhe Jugut, si dhe detajet rreth negociatave që do të realizohen me SHBA-të për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.