` . Libi, mbi 100 kufoma gjenden në një spital në qytetin Tarhuna të çliruar nga milicitë e Haftarit - TV-SHENJA

Libi, mbi 100 kufoma gjenden në një spital në qytetin Tarhuna të çliruar nga milicitë e Haftarit

Të paktën 106 kufoma, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, janë gjetur në një spital në qytetin Tarhuna të Libisë, i çliruar nga milicitë e liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, në operacionin e Ushtrisë së Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të zyrës për media të operacionit “Vullkani i Tërbimit” i qeverisë libiane thuhet se sipas vlerësimeve të para civilët janë ekzekutuar.

Në pamjet e publikuara tërheq vëmendjen se në sallonet dhe dhomat e spitalit mund të shihen shumë qese të kufomave.

Disa kufoma në gjendje që nuk mund të identifikohen

Amin al-Hashimi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, në deklaratën e postuar në rrjetet sociale tha se në kufomat, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë, janë hasur shenja të torturës.

Ai tha se disa kufoma janë në gjendje që nuk mund të identifikohen, duke theksuar se krimet e luftës kanë shkelur të gjitha ligjet lokale dhe ndërkombëtare.

Autoritetet në Libi nuk kanë publikuar informacione shtesë, apo në lidhje me përgjegjësit.

Ushtria Libiane sot njoftoi se ka marrë nën kontrollë qytetin Tarhuna, 90 kilometra në juglindje të kryeqytetit.