Lewandowski: Te Barça fitohet më lehtë ‘Topi i Artë’

Lewandowski: Te Barça fitohet më lehtë ‘Topi i Artë’

Sulmuesi Robert Lewandowski duhet ta kishte një “Top të Artë” në vitin 2020, pas sezonit fantastik me Bayern Munchen.

Atë vit trofeu nuk u dha prej pandemisë, ndërsa vitin pasardhës Messi e mori para sulmuesit që ishte me “bavarezët”. Lewandowski ka dhënë së fundmi një intervistë dhe me siguri nuk do të pëlqehet nga tifozët e Bayernit.
“Te Barcelona e fitonin shumë lojtarë, por ‘Topi i Artë’ s’më lë pa gjumë. Mendoj se te Barcelona ka një rrugë më të shkurtër për të ky çmim sesa te Bayerni”, ka thënë Lewandowski.