Lewa “harron” golat në Mynih, Barça ngec në startin e kampionatit

Lewa “harron” golat në Mynih, Barça ngec në startin e kampionatit

Barcelona e ka nisur me barazim pa gola ndaj Rayo Vallecanos sezonin e ri të La Ligas. Skuadra e Xavit, së cilës këtë merkato iu bashkuan shumë emra premtues si Lewandowski apo Raphinha, nuk ia ka dalë të debutojë me sukses në edicionin 2022-2023 të elitës së futbollit spanjoll.

Përtej dominimit absolut nga Barça, pjesa e parë e kësaj ndeshje pati raste të shumta nga katalanasit, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet

Edhe në pjesën e dytë asnjë prej dy skuadrave qoftë ajo katalanase, por edhe Rayo Vallecano nuk mundën që të shënon. Në minutën e 90+3’ Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas Busquets mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në inferioritet.

Kështu të dyja skuadrat e mbyllin javën e parë të La Liga-s me nga një pikë.