Lëvizja Antibixhoz paralajmëron intensifikimin e fushatës (Video)

Lëvizja Antibixhoz paralajmëron intensifikimin e fushatës (Video)

Lëvizja Antibixhoz edhe sot ka ripërsëritur kërkesat e tyre, për të cilat thonë se janë të panegociueshme. Ata kërkojnë që të gjitha objektet e lojërave të fatit të largohen 3 kilometra nga vendbanimet, të ndahet 5 për qind nga buxheti që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik si dhe të hartohet strategji nacionale për t’i edukuar nxënësit, studentët dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi.
Ata thonë se kryeministri, ministri i financave, anëtarët e komisionit për financim dhe buxhet t’i pranojnë amendamentet e tyre për Ligjin e ri për lojërat e fatit.

Jushi Emrullai, anëtar i Lëvizjes antibixhoz

“Fajin e mëtutjeshëm nuk do ta bartë kush tjetër por 120 votave tuaja nëse sillet Ligj në dëm të popullit, Nëse eventualisht ua merr mend sorra dhe vjen një Ligj kundër interesit shoqërorë atëherë do të llogariteni si Kumarxhit më të mëdhenj që luajnë me fatin e tyre politik. Për çdo eskalim të situatës përgjegjësia bie mbi ju”

Të pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, se nëse mbyllen lojërat e fatit do të mbeten pa punë 6000 persona, nga Lëvizja për bixhoz kanë thënë se është një deklaratë e papërgjegjshme e kryeministrit.

Nuhi Ganiu, Lëvizja Antibixhoz

“Një deklaratë e tillë është jo serioze ngase me statistikat e shtetit në të cilin ne vet jetojmë dihet se, janë diku 760 mijë vend të cilat përfaqësojnë buxhetin e familjeve, njerëzve të cilët jetojnë në Republikë dhe të mendosh për 6000 vende pune ku atje shkatërrohet buxheti, rrënohet morali, prishen familjet, dhe të kesh brengë 6000 vende pune të cilat nuk janë vend ku në të prodhohet, ku në te fitohet, por në te thjeshtë popullata jonë e humb edhe pak at mirëqenie që e ka”

Kujtojmë se me 21 dhjetor në Tetovë u mbajt protestë kundër lojërave të fatit. Protesta u përkrah nga organizata joqeveritare, intelektualë, bashkësi fetare, si dhe shumë qytetarë, të cilët janë kundër hapjes së kazinove në qytetin e Tetovës. Enis Murtezi /SHENJA/