` . Leklerk niset i pari në Monte Karlo - TV SHENJA

Leklerk niset i pari në Monte Karlo

Piloti i Ferrarit Sharles Leklerk ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Monte Karlos, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 11 sekonda e 113 të mijtat. Vendi i dytë i takoi pilotit të Red Bullit Maks Verstapenit, ndërsa i treti u rendit piloti i Mercedesit Valteri Bottas. Piloti tjetër i Ferrari Karlos Sainz siguroi kohën e katërt më të mirë, ndërsa kampioni në fuqi i botës Luis Hamilton u klasifikua i shtati. Gara për Çmimi e Madh të Monakos do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00./SHENJA.