` . Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku - TV SHENJA

Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku

Piloti i Ferrarit Sharles Leklerk ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Bakus, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 41 sekonda e 218 të mijtat. Vendi i dytë i takoi kampionit në fuqi Luis Hamiltonit, ndërsa i treti u rendit piloti i Red Bullit Maks Verstapen. Pier Gasli me Alfa Tauri siguroi kohën e katërt më të mirë, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit Karlos Sainz u klasifikua i 5-ti. Gara për Çmimi e Madh të Azerbajxhanit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00. /SHENJA/