LeBron, Lakersave: Irvingun e dua me çdo kusht në skuadër

LeBron, Lakersave: Irvingun e dua me çdo kusht në skuadër

LeBron James i ka kërkuar drejtuesve të Lakersave që të sjellin në ekip basketbollistin Kyrie Irving, që luan në NBA me skuadrën e Brooklyn Nets. Irving kaloi një sezon me luhatje për shkak se mungoi për një kohë të gjatë, i pavaksinuar.

Edhe pse Irving deklaroi se do të qëndrojë me Nets, nuk e ka mbyllur derën një largimi. Për këtë arsye, LeBron i kërkon drejtuesve që të lëvizin çdo gurë për të bërë të mundur që 30-vjeçari të vijë në Los Anxhelos. Ai e njeh mjaft mirë Irving, pasi së bashku fituan një titull me Cleveland në vitin 2016. “Rezulton nga shumë burime se LeBron po bën tifo që Kyrie të vijë te Lakers sezonin e ri. Ai e dëshiron këtë gjë më shumë se çdo gjë tjetër”, shkruajnë mediet amerikane.
Pritet që skuadra e Lakersave t’i ofrojnë Brooklynit një shkëmbim me disa lojtarë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Pritet që një nga të sakrifikuarit e ekipit kalifornian të jetë Russell Westbrook.