Lazio “hap” thesin, gati firma me ish-mbrojtësin e Real Madrid

Lazio “hap” thesin, gati firma me ish-mbrojtësin e Real Madrid

Lazio kërkon të afrojnë Sergio Reguilon, për t’i dhënë Sarrit mbrojtësin që i duhet për krahun e majtë.

Sipas raportimeve nga Italia, spanjolli mund të lëvizë nga Tottenham-i në drejtim të klubit të Seria A në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për 20 milionë euro në fund të huazimit.

Megjithatë ky operacion mbetet pak i komplikuar, duke qenë se në Angli 25-vjeçari fiton 3.6 milionë euro në sezon.

Lazio shpreson që Tottenham të mund të pranojë një marrëveshje të stilit Ndombele-Napoli, duke paguar një pjesë të pagës së tij.