Lavrov: Rusia konteston legjitimitetin, jo Marrëveshjen e Prespës (Video)

Rusia nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, as kundër marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit, por pyet sa është legjitim ky proces, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në konferencën e sotme për shtyp në Moskë në të cilën i ka prezantuar rezultatet e punës së diplomacisë ruse në vitin 2018. Në konferencë për shtyp Lavrovi tha se Rusia e parashtron pyetjen në të cilën masë marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i synimeve të të dyja vendeve dhe popujve të të dyja vendeve të gjejnë zgjidhje dhe kompromis, ndërsa në cilën masë është rezultat i “përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit t’i fusin në NATO”, sa është e mundur më shpejt dhe të ndalohet çdo ndikim i Rusisë në rajon. Sipas Lavrovit, emri i Maqedonisë nuk është zgjidhur në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë
“Në vend të qasjes së drejtë, që nënkupton miratim të ligjeve që do të nënshkruhen nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë, zbatohet qasje e padrejtë, por qasje të rregullave. Është shpikur rregulla, sipas së cilës, krahas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, vendimi të mund të nënshkruhet në nivel të ministrit, e jo në nivel të presidentit”.

Një qëndirm në këtë linjë ka shprehur së fundmi  edhe presidenti rus, Vladimir Putin, për gazetat “Politika” dhe “Veçernje novosti”, në prag të vizitës së tij në Serbi. Putin ka deklaruar se NATO po tenton që të përforcoj prezencën në Ballkan, por me atë vetëm e ripërtrinë linjën e ndarjeve në kontinentin evropian.

Vladimir Putin, kryetar i Rusisë
“Vitin e kaluar, për shkak të anëtarësimit të detyruar të Republikës së Maqedonisë në NATO, madje u ngrit edhe procesi i miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe ndryshimi i emrit të shtetit, rishikim i bazave të identitetit nacional maqedonas. Me këtë, u injoruar vullneti i votuesve maqedonas, referendumit për ndryshimin e emrit shtetëror dështoi, por presioni i jashtëm vazhdoi”.

Ndërkohë, Lavrov po ashtu,  ka theksuar se mënyra në të cilën ishte dakorduar emri i ri i Maqedonisë ka tendencë që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ngushtë që respektimi i të drejtës ndërkombëtare të përdoret “një set të rregullave”. Teuta Buçi /SHENJA/