Laura Fazliu, xhudistja e dytë kosovare që fiton medalje të artë në “Oran 2022”

Laura Fazliu, xhudistja e dytë kosovare që fiton medalje të artë në “Oran 2022”

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është bërë medalistja e dytë e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në Algjeri, transmeton AA.

Fazliu ishte bartësja e tretë, ndërsa në finale e mposhti bartësen e parë, spanjollen Cristina Cabana Perez, në kategorinë deri në 63 kg me “Waza-ari” në kohën shtesë.

Xhudistja kosovare e nisi ditën me fitore ndaj kroates Iva Oberan, ku ndaj saj fitoi me “Waza-ari” në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti xhudisten algjeriane Amina Belkadi, ku edhe ndaj saj realizoi aksion për “Waza-ari”.

Kjo medalje për Kosovën është medalja e dytë e artë, pas asaj të fituar nga Distria Krasniqi.

Në fund të prillit Laura Fazliu doli nënkampione e Evropës, ndërsa tani është edhe kampione mesdhetare.