Largohen dy futbollistë nga Shkëndija e Tetovës

Largohen dy futbollistë nga Shkëndija e Tetovës

Vijnë largimet e para nga skuadra e Shkëndijës.

Mesfushori Xhesi Xhou dhe mbrojtësi Jan Krivak nuk do të jenë më pjesë e skuadrës kuqezi, pasi ashtu siç mësojnë burimet e televizionit Shenja, palët kanë ndarë rrugët.

Mesfushori nga Kameruni i ardhur vitin e kaluar te Shkëndija, me tetovarët kishte kontratë 1 vjeçare dhe e njejta nuk do ti rinovohet.

Ndërkohë sllovaku Jan Krivak që është pjesë e kuqezinjëve dy viteve të fundit, do ti ndërpritet bashkëpunimi dhe i njejti nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në sezonin e ri, por edhe në ndeshjet e Europës që nisin këtë verë.

Konfirmimi për largimin e dy futbollistëve të larguar pritet të bëhet nga ana e klubit ditëve në vijim.

Përveç kompletimit të ekipit, drejtuesit tetovarë pritet të sjellin edhe një emër të ri në krye të stafit teknik që do të drejtojë Shkëndijën në ndeshjet e Europës dhe në sezonin e ri, pasi Artim Shaqiri nga fillimi i muajit qeshor merr pozitën e drejtorit sportiv te kuqezinjtë.