Lansimi i iPhone 14 mund të shtyhet pas tensioneve në rritje në mes të Kinës dhe Tajvanit

Lansimi i iPhone 14 mund të shtyhet pas tensioneve në rritje në mes të Kinës dhe Tajvanit

Mund të keni dëgjuar për Nancy Pelosi, Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe vizitën e saj në Tajvan. Së fundmi ka qenë gjithandej lajmeve. Por ju mund ta pyetni veten se pse lidhet kjo me lansimin e iPhone 14?

Siç shumë prej juve e dini, Apple është klienti kryesor i TSMC, dhe gjithashtu e bëjnë dërgesën e çipave tek Pegatron në Kinë ku edhe bëhet montimi i iPhona-ve.

Dhe vizita e Pelosi në Tajvan ka vendosur një tendosje edhe më të madhe në marrëdhëniet mes Kinës dhe Tajvanit, shkruan GSMArena.

Si rezultat i kësaj, RPK ka vendosur disa rregulla të reja që ndalojnë çdo përmendje të ‘Tajvanit” dhe “Republikës së Kinës” në dokumentet e transportit.

Nga ana tjetër kjo do të thotë se disa, nëse jo të gjitha pajisjet mund të kthehen prapa në Tajvan dhe si rezultat i kësaj, prodhimi i iPhone 14 mund të shtyhet, përcjell Telegrafi.

Për t’i bërë çështjet më delikate, zëvendës-drejtori i Pegatron dhe disa zyrtarë të lartë nga TSMC janë parë bashkë me Pelosin gjatë vizitës së saj, dhe kjo mund të jetë vetëm fillimi i një lufte tregtare mes Republikës Popullore të Kinës dhe Tajvanit, në mes të cilës luftë mund të gjenden Apple dhe kompani të tjera me bazë në SHBA.

Apple veçse është në bisedime me partnerët e tyre në Tajvan dhe ka kërkuar që të gjitha etiketimet “Made in Taiwan” ose “Republic of China” të largohen ose të zëvendësohen.

GSMArena shkruan se gjithashtu nuk është ndonjë befasi që burimet e Ming Chi Kuo thonë se disa njësi të iPhone 14 do të prodhohen në fabrikën e Foxconn në Indi. Kjo është hera e parë që Apple po e diversifikimin e prodhimit të saj.

Këto lajme vijnë në kohën më të keqe të mundshme pasi që iPhone 14 është afër lansimit, dhe ka zëra që qarkullojnë se ka disa me cilësinë e prodhimit me ekranin dhe lentat e kamerës së iPhone 14 Pro Max. /Telegrafi/