Lakers triumfojnë ndaj Thunder

Lakers triumfojnë ndaj Thunder

LA Lakers ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim te Oklahoma City Thunder, duke e mposhtur këtë të fundit vetëm pas kohës shtesë me rezultatin 138:128, transmeton zeri.info

Vendasit e filluan më mirë takimin duke krijuar një epërsi prej 12 pikësh në çerekun e parë (39:27), por i shpejtë ishte reagimi i Lakers që e mbyllën çerekun e dytë me rezultatin 40:24.

Thunder kaluan për një pikë epërsi në çerekun e tretë (33:28), derisa ky rezultat u barazua nga mysafirët në çerekun e katërt (27:26) dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në shtesë më të mirë u treguan mysafirët që e mbyllën këtë fraksion të lojës me 10 pikë epërsi (16:6).

Kyle Kuzma ishte më meritori për fitoren e e Lakers duke realizuar 32 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa Ivica Zubac kontribuoi me 26 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistim. Te vendasit më i dalluari ishte Paul George me 27 pikë, 8 asistime dhe 7 kërcime.

Rezultatet: Charlotte – Sacramento 114:95, Indiana – Philadelphia 96:120, Toronto – Phoenix 111:109, Denver – Chicago 135:105, Oklahoma – LA Lakers 128:138.