Lakers pësojnë humbjen e pestë radhazi, mposhten nga Sacramento Kings

Lakers pësojnë humbjen e pestë radhazi, mposhten nga Sacramento Kings

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me humbje, ku kanë pësuar të pestën radhazi dhe të 10-tën këtë kampionat.

Gjiganti amerikan i basketbollit është mposhtur në Crypto Arena në Los Angeles me gjashtë pikë diferencë nga Sacramento Kings 114:120.

Lakers ishin në epërsi prej 13 pikëve në çerekun e dytë, por që nuk arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar dhe në fund pësuan humbjen e pestë radhazi.

De’Aaron Fox ishte i jashtëzakonshëm për Kings në këtë ndeshje duke e mbyllur me 32 pikë, 12 asistime, shtatë kërcime e dy topa të vjedhur.

Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Domantas Sabonis që shtoi 21 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Në mungesë të LeBron James, te vendasit më i dalluari ishte Anthony Davis me 24 pikë e 14 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.