` . "Lajmet e rrejshme luftohen duke u verifikuar" (Video) - TV-SHENJA

“Lajmet e rrejshme luftohen duke u verifikuar” (Video)

Gazetarët vlerësojnë se ilaçi më i mirë për luftimin e lajmeve të rrejshme është transparenca e institucioneve por edhe kontrollimi i burimit të informacionit. Në një debat të Kolegjit Amerikan, gazetarë nga mediat të ndryshme kujtuan se Maqedonia është parajsë për lajme të rrejshme prandaj edhe duhet patur kujdes, sidomos gjatë procesit zgjedhor kur lexuesit janë më të brishtë dhe konsumojn më lehtë lajme të rrejshme ose gjysmë të rrejshme. Sipas gazetarit Sasho Ordanovski, shumica ose të gjithë politikanët kanë pas vetes strukturë që përgatitë lajme të rrejshme, dhe i aktivizojnë ato sipas nevojës, prandaj edhe lufta është më e madhe.

Sasho Ordanovski, gazetar

“Lajmet e rrejshme janë një fenomen shumë i rrezikshëm politik, dhe sigurisht se nuk është hera e parë që të ndikojnë edhe në procesin zgjedhor. Ato janë rezultat i kuzhinave të organizuara mirë nga politika. Pas tyre qëndron një investim i tërë, infrastrukturë, kuadër që i përgatitë. Shumica, ose ndoshta edhe të gjithë aktorët politik, kanë pas vetes një infrastrukturë që tenton nëpërmjet rrjeteve sociale duke ndikuar në axhendat e rregullta me gënjeshtra dhe manipulime. Pra tek lajmet e rrejshme rreziku më i lartë është nga lajmet gjysmë të rrejshme, pasi nuk mund të dallohet kufiri se kur fillon e ku mbaron e vërteta ose gënjeshtra” 

Gazetari, tani zëdhënës i Qeverisë Mile Boshjakovski, thotë se transparenca e institucioneve  ëshë ajo që të më së shumti i ndihmon mediat që të mos zhyten në kurthin e lajmeve të rrejshme të publikuara në rrjetet sociale.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

“Ilaçi për lajmet e rrejshme është transparenca e institucioneve por edhe e subjekteve politike që marrin pjesë në fushatë. Nuk mund të paragjykojmë se si do të shkojë fushata zgjedhore, pasi shumica e mediave në Maqedoni sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por me rëndësi është burimi i informacionit. Ja për shembull lidhur me zjarret, në rrjetet sociale kishte lajme të ndryshme që nuk ishin të besueshme. Qendra për menaxhim me krizi, Drejtoria për shpëtim dhe ne si Qeveri ishim të hapur për informacionet e sakta, por rrjetet sociale e bënë të veten. apeloj deri tek mediat që kur të transmetojnë lajme gjithmonë të kontrollojnë burimin, nëse është i besueshëm” 

Gazetarët bënë apel për ngritjen e standardit profesional, që është e vetmja gjë që mund të bëjnë gazetarët prej vetes për veten, pasi deri më tani në botë nuk është zbuluar ndonjë ilaç efikas që do të luftojë lajmet e rrejshme. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/