` . Lajçak mirëpret vendimin për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë - TV SHENJA

Lajçak mirëpret vendimin për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajçak përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut, tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në dialog, përcjell Telegrafi.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejt e pengesave për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tregon përkushtimin e qartë të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, pa vonesa”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.