Lajçak: Javën e arshme pritet një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak: Javën e arshme pritet një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka deklaruar se do të ketë një takim javën e ardhshme mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak paralajmëruar që për një marrëveshje të rëndësishme dhe se gjithashtu shpreson për takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, AleksandarVuçiq, para pushimeve të verës.

“Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, ka thënë Lajçak për Euronews.