Lacio do të padit Bruzhin për Vedat Muriqin

Lacio do të padit Bruzhin për Vedat Muriqin

U dukë si një transferim i kryer ai i Vedat Muriqit te Klub Bruzhi nga Lacio për shifrën e 11 milionë eurove. Megjithatë, në momentin e fundit belgët kanë prishur gjithçka, duke pretenduar se sulmuesi i Kosovës nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe se nuk ia doli të kalonte vizitat mjekësore. Por, te Lacio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti Lotito është i irrituar dhe e konsideron këtë si një lojë të klubit belg për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit. Mediat italiane raportojnë se nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me ish-futbollistin e Mallorcas, atëherë Lacio do t’i drejtohet FIFA-s me ankesë se sjellja e Bruzhit është jashtë rregullores dhe me këtë dëmtohet imazhi i klubit. Nëse FIFA i jep të drejt Lacios, atëherë italianët mund të përfitojnë edhe dëmshpërblim nga skuadra belge.