Laborator kokaine në Fier! 15 të arrestuar deri tani, rruga që përshkoi ngarkesa Kolumbi-Mali i Zi-Shqipëri

Laborator kokaine në Fier! 15 të arrestuar deri tani, rruga që përshkoi ngarkesa Kolumbi-Mali i Zi-Shqipëri

Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull të Fierit.
Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s, Forcës së Ligjit dhe policisë malazeze.

Kokaina, e fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë dhe të zhvillohej operacioni që u mbyll sot.

15 persona janë arrestuar deri tani, sipas Anila Hoxhës, ndërsa dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës. /TCH/