Labënishti në ‘Studio e hapur’: Lëvizja BESA do vazhdojë ta luftojë korrupsionin

Labënishti në ‘Studio e hapur’: Lëvizja BESA do vazhdojë ta luftojë korrupsionin

“Korrupsioni është plaga më e thellë e shoqërisë, e cila ka përfshirë gjithë shoqërinë në gjithë sektorët. Si e tillë kërkon një trajtim serioz, si rrugë e vetme për mirëqenien e popullatës”, deklaroi Arben Llabënishti nga Lëvizja BESA në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA.

Labënishti tha më tej se grupacione të caktuara brenda vendit janë të interesuar për një lloj amullije që ky fenomen të mos luftohet për shkak të interesave përsonale.

“Me këtë lloj logjike shteti nuk arrin të konsolidohet, që të zgjidh hallet dhe problemet e qytetarëve”, deklaroi Labënishti.

Sipas tij, duhen reforma të thella në lidhje me luftën kundër korrupsionit, “dhe Lëvizja BESA do e luftojë këtë fenomen”, tha Labënishti, ndërsa shtoi se edhe për këtë do duhet një ndihmë ndërkombëtare.