Labënishti: Lëvizja BESA u bë pjesë e Qeverisë për shkak të euro integrimeve

Labënishti: Lëvizja BESA u bë pjesë e Qeverisë për shkak të euro integrimeve

“Lëvizja BESA nuk është bërë pjesë e Qeverisë që nga formimi, por është bërë pjesë e Qeverisë për shkak të euro-integrimeve”, deklaroi Arben Labënishti nga Lëvizja BESA në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA.

Sipas tij, Lëvizja BESA po instalon një formë shumë të ndershme të menaxhimit të institucioneve dhe për këtë, tha Labënishti, është dëshmi Ministria e Kulturës por edhe drejtoritë që i drejton Lëvizja BESA.