La gjithë botën në pritje, fjalimi i Putinit shtyhet për nesër

La gjithë botën në pritje, fjalimi i Putinit shtyhet për nesër

Këshilltari i ngushtë i presidenti rus, Sergei Makov tha se fjalimi kombëtar i Putinit që zyra e presidentit tha se do të mbante sot është shtyrë për nesër.

Fjalimi i madh i Vladimir Putin për aneksimet e reja të territorit ukrainas është shtyrë për nesër në mëngjes, raportojnë mediat ruse.

Fjalimi televiziv i Putinit për publikun rus thuhet se është riplanifikuar në 8 të mëngjesit me orën e Moskës.

Më herët u bë e ditur se fjalimi do të transmetohej në orën 20:00 (me orën e Moskës), ndërsa do të shoqërohej me një ndërhyrje televizive të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu .

Autoritete ruse njoftuan sot se midis datave 23 deri 27 shtator do të mbahen referendum për të aneksuar në Rusi katër territore ukrainase.

Bëhet fjalë për rajonet:
1. Donetsk
2. Luhansk
3. Kherson
4. Zaporizhzhia

Katër rajonet ku priten të mbahen referendumet përbëjnë 15% të territorit të Ukrainë