` . LA Clippers pësojnë humbjen e dytë radhazi nga Utah Jazz në çerekfinale të “Play Off-it” - TV SHENJA

LA Clippers pësojnë humbjen e dytë radhazi nga Utah Jazz në çerekfinale të “Play Off-it”

Utah Jazz është duke bërë befasinë ndaj Los Angeles Clippers.

Utah Jazz ka epërsinë në dy ndeshjet fillestare në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it” ndaj Los Angeles Clippers, shkruan lajmi.net.

Jazz udhëheqin serinë me rezultatin 2-0 dhe tani Clippers duhet të fitojnë patjetër ndeshjen e tretë në rast se duan ta mbajnë gjallë ëndrrën e kualifikimit.

Rezultati i çerekëve, Utah Jazz – Los Angeles Clippers: (30-29), (36-24), (27-33), (24-25).

Basketbollistët kryesorë për Utah Jazz ishin, Mitchell me 37 pikë, tre kërcime dhe katër asistime dhe Clarkson me 24 pikë, një kërcim dhe dy asistime.

Për Los Angeles Clippers shkëlqyen, Jackson me 29 pikë, tre kërcime dhe dy asistime bashkë me George 27 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asitime.

Leonard pati një ndeshje mesatare me 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Rezultati përfundimtar, Utah Jazz 117-111 Los Angeles Clippers.