Kyçyk: Si po lejojmë ecjen e Shqipërisë dhe po bllokojmë Maqedoninë e Veriut, të cilëve u themi vëllezër

Kyçyk: Si po lejojmë ecjen e Shqipërisë dhe po bllokojmë Maqedoninë e Veriut, të cilëve u themi vëllezër

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk, ka deklaruar se do të jetë e vështirë t’u shpjegohet gjeneratave të ardhshme që Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut, po lejoi ecjen përpara të Shqipërisë në integrimet euro-atlantike. Kyçyk deklaroi se nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit.

“Si do të sqarojmë se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato që siç tha i quajmë vëllezër, u pamundësojmë për të qenë pjesë e BE-së”, deklaroi Kyçyk. /SHENJA/