` . Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat e rinj të qeverisë - TV SHENJA

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat e rinj të qeverisë

Kuvendi mbrëmë në kuadër të mbledhjes së 13-të me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj të Qeverisë.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është zgjedhur Bashkim Hasani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është zgjedhur zëvendësministër i Drejtësisë.

Ilhan Rahman është zëvendësministër i ri cili do të udhëheq Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre të Punëve të Jashtme.

Zëvendësministër i Financave do të jetë Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani është zgjedhur zëvendësministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani shkon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, derisa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zëvendësministrat e propozuar janë njerëz profesionist të cilët meritojnë shansin dhe e ftoi opozitën t’i mbështesë ata. Tha se do të nxit edhe te ministrat dhe zëvendësit të bashkëpunojnë me Kuvendin.