Kuvendi i Bullgarisë votoi për miratimin e propozimit francez

Kuvendi i Bullgarisë votoi për miratimin e propozimit francez

Kuvendi bullgar pas një debati disa orësh,e votoi propozimin e Hristo Ivanov dhe të Demokracisë bullgare për pranim të propozimit francez me kushte shtesë, me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 të përmbajtur.
Gjatë debatit, janë dëgjuar shumë akuza se kush ishte tradhtar, kush i tradhtoi dhe kush mbronte interesat kombëtare bullgare, deri në përfundimin pothuajse unanim se ky është propozimi më i mirë që ka marrë deri më tani Bullgaria dhe në fund pankartat ” Rilindja” “Maqedonia është Bullgari”, sot po zhvillohet debati në Kuvendin Kombëtar të Bullgarisë për projektvendimin e dorëzuar nga “Bullgaria Demokratike” për pranimin e propozimit francez dhe heqjen e vetos për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Kryesuesi i seancës Atanas Atanasov i paralajmëroi që t’i ulin në mënyrë që të mos detyrohet t’i nxjerrë jashtë sallës. Kjo lëvizje e “Rilindjes” pasqyron qëndrimin e tyre për Maqedoninë, por kundërshtimi i “Ka popull të tillë” është për shkak të mosrespektimit të procesit kushtetues për marrjen e këtij vendimi.