Kurti udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Kurti udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel.
Ai nesër do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Lajmi u konfirmua për media nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.