Kurti: S’mund t’i trajtojmë ambasadorët e QUINT-it si ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre

Kurti: S’mund t’i trajtojmë ambasadorët e QUINT-it si ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten në Kuvend se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i trajtojë ambasadorët e QUINT-it si ministra, a ata të bëhen zëvendës të tyre.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorët e Quint-it që ta lënë Kosovën që të marrë vet vendimet lidhur me mbetjen ose shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend tha se janë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët, por ambasadorët duhet të kuptojnë se nuk janë ministra dhe as krerët e shtetit nuk mund të jenë zëvendësministra të tyre.

“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që te jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e Quintit por nuk bëhen dot ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata se dëshirojnë këto”.
“Jemi në një fazë të ndjeshme por do të thosha progresive në kontekstin demokratik e civilizues të fjalës”, tha Kurti.

Madje, Kurti kërkoi edhe mbështetjen publike e idetë konkrete të opozitës lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Duhet ta kuptoni se shumëçka që po ndodh është çështje e shtetit të Kosovës, e ne përpiqemi me aq sa jemi e dimë që të jemi në shërbim të kësaj dhe të jemi në nivelin e detyrës si zyrtarë shtetërorë. Prandaj, është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe si mbështetje publike edhe me ide konkrete. Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë unë kurrë nuk i barazojë serbët pavarësisht çka thënë e bëjnë”, tha Kurti.