Kurti shpalos detaje nga takimi në Bruksel, thotë se Borrell iu përshtat interesave të Serbisë

Kurti shpalos detaje nga takimi në Bruksel, thotë se Borrell iu përshtat interesave të Serbisë
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kurti ka shpalosur detaje nga propozimi që kishte dhënë BE-ja për çështjen e targave. Kryeministri shtoi se propozimi nuk përmbante ndalimin e lëshimit të targave ilegale nga ana e Serbisë, por vetëm pezullimin e shqiptimit të gjobave.

“Gjatë tetë orëve i zhvilluam 6 takime. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të pajtimit që për ti dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së të pezullonim fazën e dytë të vendimit për taragt, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari vetura me targa ilegale”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi se para fillimit të takimeve, ftesa e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafe që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund të takimeve.

“Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me granacionet për komunitetin serb që do të diskutoheshin në propozimin e BE. Kurse në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillonin menjëherë bisedimet për propozimin e BE-së në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit 2023”, tha Kurti.

Kurti shtoi se këtë propozim të zotit Borrell ai e ka mirëpritur.

Lajmi në plotësim…