Kurti: Po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar

Kurti: Po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai u shpreh se po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar, siç u shpreh ai, “me ata që e kanë nënshkruar”.

Kurti tha se serbët nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”.

“Është shumë e qartë se nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.