Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: Dy engjëj në qiellin e pistë

Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: Dy engjëj në qiellin e pistë
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë, e cila të mërkurën mbrëma u qëllua nga ish- bashkëshorti, përpara Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Kurti ka shkruar në Facebook se gruaja shtatzënë u vra në vendin ku duhet të shërohen njerëzit.

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Kurti.