Kurti: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kurti: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shtyhet vendimi për targat.

Ai, pas përfundimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se këtë vendim e kishin shtyrë më 31 korrik të këtij viti.

“Ne vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka deklaruar Kurti.